Publikohet fotoja, zbulohet fytyra enigmatike e drejtuesit të Aldo Morning Show

Shkruar nga: | Publikuar më: 21.12.2016, 18:21

Ai ka një zë që çdo shqiptar e dallon menjëherë se kujt i përket, ndërsa për qindra mijëra persona të tjerë, fytyra e drejtuesit të Aldo Morning Show mbetet një enigmë.

Kjo pasi Aldo Lipe, regjisori dhe drejtuesi i emisionit të mëngjesit, ka zgjedhur të qëndrojë larg publikut dhe të jetë enigmë për këtë të fundit.

Sigurisht, njerëzit me të cilët ai punon dhe kolegët e tij e njohin Aldon, dhe është ky i fundit ai që ka zgjatur kokën për të dalë në foto me dietologen Blerina Bombaj dhe Ardit Gjebrean.

Dietologia e ka publikuar foton në Instagram, duke e bërë publike fytyrën e Aldos. Se sa do i pëlqejë kjo gjë këtij të fundit, vetëm ai e di. aldo

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit