Pika të kuqe në duar, këmbë dhe gojë/ Çfarë është virusi “Coxsackie” që po prek fëmijët në Kosovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2021, 21:58

Gjatë këtij muaji në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë paraqitur 15 fëmijë për kontroll të infektuar me virusin "Coxsackie". Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit. Megjithatë situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit. Më tej drejtoresha e klinikës shprehet se prindërit duhet të tregojnë kujdes në lidhje me higjienën e fëmijëve. Ky virus kalohet në masën më të madhe brenda 8-10 ditësh, ndërsa në disa raste më të rralla mund të nevojiten antibiotikë shtesë nëse infeksini përshkallëzohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit