Një kryeinspektor i Policisë kufitare në Sarandë është arrestuar së fundmi nga Policia për shkak se akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene 13-vjeçare, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga një person tjetër. Në kuadër të operacionit të koduar “Shfrytëzuesit”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Petraq Rako, 63 vjeç, si dhe shtetasi Stefan Koloi, 62 vjeç, i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni vajzën 13-vjeçare.
Nëna e vajzës ka rrëfyer se e bija kishte punuar dy muaj në një market në Ksamil gjatë kësaj vere. Mirëpo më vonë ajo nuk donte të jetonte me ta dhe për pasojë kishte marrë një shtëpi me qira. “Vajza ka tentuar të vetëvritet”– është shprehur nëna. Për më tepër vajza iu ka thënë se nuk "i ka prindër". Po ashtu edhe djali i familjes është zënë me të motrën për shkak se e ka kuptuar se kjo e fundit shoqërohej me djem.
Më tej prindërit e saj kanë dhënë miratimin që vajza të shkonte në një qendër rehabilitimi, por ajo nuk ka pranuar. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë?”- ka thënë nëna e vajzës.
Njoftimi i policisë: