U sëmur sapo mbërriti në Angli/ Arditi ka nevojë për ndihmë: Sëmundja e rrallë e mushkërive mund t’i marrë jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2021, 15:09

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë në lidhje me një të ri nga Durrësi. Ardit Jaho vetëm 29-vjeç ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që t'i shpëtohet jeta pasi është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë në mushkëri. Si shumë të rinj shqiptarë që kërkojnë një të ardhme të mirë, Jaho mori rrugën për në Angli dhe sapo mbërriti atje u sëmur.

Në fillim ai po kërkonte një punë dhe pas disa muajsh filloi të kishte shenja gripi dhe nga frika se ishte pa dokuemente vendosi që të qendronte në shtëpi dhe t'i duronte dhimbjet pa u konsultuar me një mjek. Por një i afërmi i tij e ndihmoi dhe e shtroi në spital, aty Arditi u diagnostifikua me sëmundjen e rrallë në mushkëri të quajtur (cancer sarcoma). Spitali qendror në Londër ku ishte shtruar Arditi nuk i siguronte dot trajtimet mjekësore që i duheshin atij dhe e drejtuan në një spital privat. Tani ai ndodhet në një spital privat ku i kanë dhënë shpresë për jetën, por ai ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të mund të kurojë këtë sëmundje dhe t'i kthehet jetës sërish.

Më poshtë gjeni edhe të dhënat e llogarive ku mund të kontribuoni për t'i shpëtuar jetën Arditit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit