Nuk përmbahet Salillari, “përlan” 500 milionë nga Bashkia Himarë me ofertë sa 95% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.11.2021, 22:10

Një tjetër peshkaqen i tenderave në punët infrastrukturore duket se nuk i është ndarë “avazit” të fitimit të tenderave të dyshimtë nga institucionet qëndrore apo lokale të Shqipërisë. Pëllumb Salillari me kompaninë e tij Salillari ka “përlarë” gati gjysmë miliardi nga Bashkia Himarë. Tenderi konsiderohet I dyshimtë për disa aspekte. Por le t’i analizojmë gjërat me rradhë. Në mënyrë konkrete bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-06869-09-30-2021 dhe me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Stefanel segmenti 2-4”. Fondi limit i kësaj procedure është llogaritur në vlerën prej 37,499,814 lekë të reja pa TVSH.

Po çfarë e bën këtë tender të dyshimtë? Së pari shikohet një konkurrencë e cunguar në tender, pasi kanë marrë pjesë në garë vetëm 2 kompani. Së dyti shikohet se vlerat e ofruara nga këta dy pjesëmarrës janë tepër të përafërta me njëra-tjetrën. Më konkretisht, në garë kanë marrë pjesë firma “SALILLARI” shpk me ofertë 35,397,999 lekë të reja pa TVSH dhe “ARDMIR” shpk me ofertë 36,434,071 lekë të reja pa TVSH.

Siç dihet, eksperienca shqiptare dhe ndërkombëtare e procedurave të prokurimit e cilëson tenderin të dyshimtë në rastin kur ofertuesit paraqesin vlera thuajse të njëjta. Ndërkaq Bashkia Himarë ka vendosur se fituesi duhet të jetë kompania Salillari me vlerë të ofruar gati 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shkelja e tretë dhe përfundimtare qëndron tek afërsia mes vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit. Në rastin konkret oferta e Salillarit është gati sa 95% e këtij fondi. Të gjitha së më sipër e bëjnë këtë procedurë tenderi të dyshimtë pasi shanset janë që fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar që në fillim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit