Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Albania, ku banorët kanë vendosur të vishen dhe trukohen si femra.
Kjo gjë ka shkaktuar mjaft të qeshura te personazhet femra të BBV dhe te teleshikuesit që e ndjekin.
Gjithçka ka qenë një lojë, ndërsa për make up e djemve u përkujdesen banorët femra të spektaklit të njohur televiziv.
Përveç debateve dhe zënkave, banorët e BBV kanë krijuar dhe situata të tilla gazmore, të cilat i japin një tjetër ngjyrë këtij show.
Kujtojmë që të nominuarit e kësaj jave janë Graniti, Monika, Iliri dhe Sarah, ku një prej të cilëve do të largohet nga shtëpia të martën.
Banori i fundit që u eleminua ishte këngëtari Ardit Çuni, i cili duket se ishte më pak i preferuar nga publiku nga të nominuarit e tjerë.