Një skandal i vërtet është shënuar në "Për'puthen", ku duket se një prej ish-konkurrentëve të emisionit, Hysen Rama ka zbuluar se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë kohës së programit.
Hyseni ka befasuar publikun në "Për'puthen Prime" teksa tregoi se kishin bërë plane që të riktheheshin në emision si çift, por gjërat nuk shkuan siç duhet, pasi ai u përjashtua nga emisioni pas incidentit që pati me Brunon.
Më tej ai tha se kriza mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga SHBA dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.
Hyseni tha:
Hyseni tha më tej se vendosi të mos e telefononte deri në momentin që Alvisa të merrte një vendim. Ndërkohë që një ditë para se të mësonte që ishte me Bashkimin, rreth orës 12 kishte mbaruar lojën me disa shokë dhe kishte parë makinën e Alvisës, brenda së cilës ishin 2 persona. Atë ditë nuk i ndoqi dot dhe u largua.
Më pas ai shpjegoi se një ditë më pas i kanë mbërritur disa foto dhe video ku Alvisa shfaqej në shtëpinë e Bashkimit, si dhe adresa ku ata ndodhen. Ai shkoi atje dhe i mori të dy, ndërsa tregon se Alvisa e ka prerë në besë, ndërsa Bashkimi bëri sikur s'dinte gjë.
Ish-konkurrenti tha:
Ai shtoi më tej se i ka dërguar Bashkimit këtë mesazh:
Më pas zbuloi se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa.