EKSKLUZIVE/ Sherri me thika në Elbasan për motrën e autorit, dy vëllezërit dyshohet se e ngacmonin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2021, 11:56

Një burim ekskluziv për JOQ Albania, ka konfirmuar se sherri i natës së mbrëmshme në qytetin e Albasanit ka ndodhur për një vajzë. I njëjti burim i konfirmo JOQ, se motra e autorit të vrasjes ishte “molla e sherrit” me thika të ndodhur dje, midis një grupi të rinjsh.

Vëllai i saj Ardit Hida vrau me thikë 28-vjeçarin Florenc Kovaçi, ndërsa la të plagosur rëndë vëllain e tij Mikel Kovaçi 19 vjeç. Ky i fundit gjendet i shtruar tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pershendetje JOQ, sherri ka qen per tmotren e autorit, i ishte ngacmuar motra!”-deklaron ai. Hida pranoi krimin pasi u arrestua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit