Sherr mes dy rivalëve! Hasbulla dhe Rozik zihen me shkelma në UFC 267, mezi ndahen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.10.2021, 13:51

Rivalët e rrjeteve sociale Hasbulla dhe Abdu Rozik u përplasën jashtë ringut në UFC 267 të shtunën mbrëma. Kampioni i sapokurorëzuar i UFC-së, Petr Yan po intervistohej në kafaz pas fitores së tij ndaj Cory Sandhagen kur ndodhi incidenti. Në një video të publikuar në rrjetet sociale mund të shihet momenti kur Hasbulla zihet me rivalin e tij Rozik dhe të dy e godasin njëri tjetrin me shkelma, por një burrë përpiqet t'i ndajë.

Është Rozik ai që e fton Hasbullë në duel dhe të dy zihen me njëri-tjetrin me shkelma ndërsa persona e pranishëm përpiqen t'i ndajnë.

Ata ishin në Abu Dhabi për luftëtarë të ndryshëm, Hasbulla po përkrahte Islam Mackachev i cili doli kundër Dan Hooker. Ndërsa Rozik ishte bashkuar me kampin e Hooker-it, por Mackachev i mbylli gjërat në raundin e parë. Rivalët u bënë të njohur në internet kur ranë dakord të luftonin me njëri-tjetrin, me Hasbullën që njihet me pseudonimin 'Mini Khabib' si ylli legjendar i UFC, Khabib Nurmagomedov.

Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Kredia: Twitter/@BillDosanjh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit