JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nis ora dimërore, nga sot akrepat shkojnë 60 minuta pas
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/10/2021 8:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E diela e fundit e tetorit përkon me ndryshimin e akrepave të orës, pasi nga sot do të flemë një orë më shumë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas ka ndodhur natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat janë zhvendosur nga ora 3:00 në 2:00. Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.