Fation Kuqari, ish-konkurrent i Përputhen, është shprehur se ka marrë ftesë nga Big Brother Vip, por e ka refuzuar. Në një intervistë në TopChannel, ai ka thënë se ka refuzuar, pasi nuk i ka qejf intrigat. Fationi ka thënë se ftesa i ka ardhur tre muaj para.
Kujtojmë se Fationi ka qenë pjesë e përputhen. Ai pati një histori me Melisën, por u pre në mes për shkak se kjo e fundit u lidh me Andin. Nuk dihet si do kishin shkuar gjërat, nëse i riu nga Fieri do të futej në Big Brother Vip.