JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dyshohet se u sulmua me armë nga Fero
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29/10/2021 17:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Producenti muzikor, Jetmir Agaj ka publikuar një video në të cilën shfaqet brenda studios së tij muzikore në shoqërinë e tre miqve të tij, pas raportimeve se është sulmuar nga reperi Feronit Shabani – Fero dhe truproja e tij, Bujar Ibishi.

Agaj, shfaqet në video-incizim në shoqërinë e këngëtarit Butrint Imeri, si dhe dy miqve të tjerë të tij.

Siç raportoi sot portali Sinjali nga burime brenda policisë, në sulmin fizik të Feros dhe truprojës së tij ndaj producentit Agaj, është përdorur edhe një armë e zjarrit.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende informata zyrtare për rastin.