JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kurti në vitin 2018 në opozitë fliste për çmimin e lartë të naftës dhe xhipat e shtrenjtë!
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28/10/2021 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimi i naftës dhe produkteve tjera bazike në Kosovë këtë javë e ka arritur kulmin. Buka, vaji, sheqeri, nafta, etj., janë në kuotën ‘historike’, derisa qeveria arsyetohet me rritjen e çmimeve në nivel ndërkombëtar.

Nafta aktualisht blihet me çmim prej 1.27 deri në 1.30 për litër, duke shkuar në lartësinë e pa parë deri më tash në vendin tonë.

As për naftën qeveria nuk e ka thënë asnjë fjalë. Mirëpo, për naftën dikur kishte folur Albin Kurti, kryeministri aktual.

Ai në kohën kur ishte në opozitë, në vitin 2018, fliste për rritjen e çmimit të naftës dhe heqjen e xhipave të shtrenjt. Mirëpo, sot as nuk po flet për rritjen enorme të çmimit të naftës e as nuk po iu zbret xhipave të shtrenjtë.

“Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari”, shkruante aso kohe Kurti.

Postimi i plotë:

Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë.

Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr.

Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.

Postimi i Albin Kurtit.