Një incident ka ndodhur në një autobus në qytetin e Belemit në Brazil. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, bëhet me dije se një burrë ka ngacmuar sekualisht një grua. Por gjërat përfunduan keq për të, pasi ajo merrej me arte marciale dhe nuk ka ngurruar t'i vërë në praktikë kundrejt tij.
Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor, teksa gruaja po kthehej nga palestra. Në video shihet momenti kur ajo kap për fyti burrin që e ngacmoi dhe më pas e shtrin përtokë duke praktikuar artet marciale. Më pas ajo i thotë shoferit të ndalojë autobusin dhe njofton policinë për incidentin e ndodhur.