JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Miss Serbia largohet nga gara pasi bëri shqiponjën me duar: Dy misset shqiptare bëjnë simbolin e luftës serbe dhe vazhdojnë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2021 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valentina Petroviq, Miss Internacional Serbia e cila shkaktoi një traumë të madhe te serbët pasi bëri me duar shqiponjën dy krenare ka dhënë dorëheqjen nga gara e missit. Që pas publikimit të fotos, komentet që modelja ka marrë kanë qenë të shumta dhe disa prej tyre edhe kërcënuese. Ky gjest i saj i ka habitur të gjithë dhe i është kundërvënë e gjithë Serbia. Për këtë arsye ajo kërkoi falje për gjestin i cili sipas saj ishte spontan dhe hoqi dorë nga gara.

Rashë në grackë', Miss Serbia pendohet për shqiponjën dhe lë garën

Por mediat serbe shprehen se sa më shumë që Valentina shfajëson veten e saj aq më keq duket ajo para popullit të saj pasi ata e cilësojnë atë si një miss të turpshme që dëshiron të duket e zgjuar dhe e edukuar. Ajo ka publikuar në Instastory edhe një foto me Miss Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi ku të gjitha shfaqen duke bërë me duar simbole të luftës. Por edhe pse modelet shqiptare kanë bërë me duar simbolet e luftës serbe askush nuk e ka vënë re, pasi për serbët është fyese dhe tallëse fakti se modelja e tyre ka bërë shqiponjën me duar. Vajzat kanë bërë në foto simbolin e luftës serbe me tre gishtat e ngritur lart dhe tjerët ulur, simbolin e Shqipërisë me shqiponjën dy krenare dhe simbolin e Malit të Zi. Por duket se vetëm serbët kanë qenë të vëmendshëm dhe e kanë vërejtur simbolin e bërë nga misja e tyre.