JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqia zhvillon stërvitjen e madhe ushtarake, në një tank shkruhet “Kacifas”
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26/10/2021 1:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Greqia ka zhvilluar një stërvitje ushtarake ndërdisiplinore me trupat “IRIS – 2021”. Pamjet janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare. Në stërvitje mori pjesë edhe një tank ushtarak me emrin Konstantinos Kacifas. Skenari i stërvitjes përfshinte operacione mbrojtëse dhe sulmuese. Në veçanti, fillimisht u ekzaminua një aksion mbrojtës për ndalimin e forcave të infiltruara të Këmbësorisë së Motorizuar (M/K) dhe më pas një aksion agresiv për identifikimin dhe eliminimin e të infiltruarve.

Në fazën përfundimtare të stërvitjes më 20 tetor 2021 morën pjesë komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral Lejtnant Demokritos Zervakis, Zëvendës Gjeneral Lejtnant Kostas Chrysiliou dhe Hierarkia e Shtabit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare, ku vunë re nivelin e lartë të aftësisë ushtarake greke. Kujtojmë se tre vjet më parë Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe terrorizoi një pjesë të banorëve në fshatin Bularat në Gjirokastër.

Më pas ai qëlloi ndaj efektivëve të RENEA-s, të cilët e rrethuan në një kodrinë, në afërsi të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës kombëtare të Greqisë. (Vetë)vrasja e Kacifas ngjalli tension midis dy shteteve fqinje, Shqiprisë dhe Greqisë, pasi kjo e fundit akuzonte se gjithçka ishte kryer me qëllim.

Burimi: veteranos.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania