JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ishte në arrest shtëpie/ Shqiptari kërkon t’a çojnë në burg: Nuk duroj dot gruan
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar i cili ka qenë në arrest shtëpie i ka kërkuar policisë që ta çojnë në burg, për shkak se nuk duronte dot gruan e tij. Sipas mediave të huaja, shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpiak për disa muaj.

Por, 30-vjeçari tha se nuk mund të përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij, ndërsa u largua nga shtëpia dhe shkoi në polici për të kërkuar vuajtjen e dënimit në burg.

“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”.-i tha 30-vjeçari shqiptar policëve.

Burri u arrestua menjëherë për shkelje të kushteve kufizuese dhe organet e drejtësisë urdhëruan kalimin e tij në burg.

Burimi: www.protothema.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA