JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E terrorizuar e bija e biznesmenit që i vodhën 100.000€: Babai im është i ndershëm! S’i ka hyrë në hak askujt
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 12:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Nikël të Fushë-Krujës, ku një biznesmen është grabitur nga 10 persona të maskuar dhe të armatosur. Nazmi Çangu ka dhënë një intervistë për media në gjendje të rënduar fizike e shëndetësore, teksa e bija e terrorizuar ka rrëfyer para kamerave të gjithë ngjarjen.

"Ishin tre policië, erdhën në 1 e gjysëm dhe ikën në 4 pa dhjetë. Qëndruan tre orë, nuk dija nëse kisha mamin dhe babin gjallë, Kur ikën, erdhi xhaxhi dhe ka shembur dyert. Ne ishim në kat të tretë, na i morën telefonat. Vjen xhaxhi posht, na hap derën, hapim derën te babi, unë mora të fejuarin në telefon dhe i thashë më kanë vrarë babin. Nuk hyje dot në dhomë, kishin hedhur çdo gjë në tokë, nuk e di si mund të kishin bërë atë masakër në këtë shtëpi, për një person. Ata betoheshin për familje por nuk kanë familje. Po të mos ketë njeriu rehati në shtëpi të vet nuk e di. Nuk e di si do rrijmë, si do flejmë."-u shpreh ajo ndër të tjera.