Fieri u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku i vrarë mbeti 57-vjeçari Demir Backa, vëlla i njërit prej ish- anëtarëve të bandës së '97-ës. Backa u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona, të cilët dyshohen se pas vrasjes janë larguar drejt Vlorës. Siç u bë publike në media, Backa kishte një lokal në qendër të qytetit të Fierit dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një femre.
Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident të ngacmimit të një femre në Fier. Forca "Shqiponja" dhe FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.