Presidenti turk Tajip Erdogan njoftoi sot se kishte urdhëruar ministrinë e jashtme të shpallte 10 ambasadorë nga vendet perëndimore 'persona non grata' , pas thirrjes për lirimin e aktivistit Osman Kavala . Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar në 2016. Ai i ka mohuar akuzat.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për " lirim urgjent”. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Erdoganit.