Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera në Greqi ka marrë një tjetër rrjedhë pasi një mik i pilotit Babis Anagnostopoulos ka treguar se piloti kishte një marrëdhënie paralele me një grua tjetër gjatë kohës që ishte i martuar me Caroline.
Ne e dimë se ai kishte një lidhje me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që nuk i pëlqenin Babisit, si kjo me të dashurën e tij. Dmth një 30 vjeçar tani po dilte të reklamonte se ‘ja, po shkoj me atë që është e martuar dhe jam i dashuruar. Duhet të ketë pasur lidhje paralele me Caroline dhe tjera para martesës.
Më pas miku ka folur edhe për fundin tragjik të Caroline:
Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur, sikur me nxitim. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të jepte shumë hapësirë për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi, për të mos e provokuar atë. Tjetra u befasua sepse e mësoi atë nga mediat sociale. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq. Ai ka psikologjinë e tij, por… ok, të arrish një krim të tillë dhe ta drejtosh në këtë mënyrë? Të përdorë fëmijën e vet, të vrasë qenin, ta varë dhe të tallet me nënën e saj?
Kujtojmë se krimi tronditi Greqinë në muajin maj të këtij viti, ndërsa Babis Anagnostopoulos fillimisht akuzoi shqiptarët për vrasjen, por më pas hetuesit me provat e mbledhura vërtetuan se vrasësi i vërtetë ishte vetë piloti grek.
Burimi:protothema.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA