JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Turqia kërcënon hapur Greqinë dhe Qipron: Nëse bëni një hap, do përgjigjemi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2021 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm turk kërcënon Qipron me ndërhyrje turke në çdo veprim për shpime, por në të njëjtën kohë akuzon Greqinë dhe Qipron për veprime provokuese. Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke përmes Tanju Bilgic, zëdhënëse e ministrisë, thuhet si më poshtë:

Si Greqia dhe administrata greke qipriote (s.s. Republika e Qipros) po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë. Këtyre sfidave ne u përgjigjemi si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelen të drejtat. Pala greke qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë në nëntor. Nëse kjo ndodh, ne si Turqi do të vazhdojmë të japim përgjigjet e nevojshme për sfida të tilla për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë.

Forcat nga Azerbajxhani, Pakistani, Katari, Libia, Bangladeshi, si dhe nga vendet e NATO-s si Rumania, Ukraina dhe Belgjika po marrin pjesë në stërvitjen e luftës kundër minave pranë Dardaneleve. Mediat pro-qeveritare i paraqesin stërvitjet si përgjigje të Turqisë në "fushë" me "ushtrinë turke duke ekspozuar edhe një herë fuqinë e saj në det".

Burimi:Protothema.gr. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA