Është zbardhur dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj i cili u dhunua nga një qytetar i zonës. Binaj ka treguar se sherri me 57-vjeçarin e quajtur Pellat Bonaj ka ardhur pas një “premtimi” të supozuar që kryebashkiaku i ka bërë biznesmenit Bonaj në lidhje me linjën e furgonave Vlorë-Sevaster. Më tej kryebashkiaku ka treguar se me Bonajn janë takuar në një lokal në Vlorë dhe sapo e ka parë ai e ka qëlluar me grusht.