JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dhjetëra viktima dhe mbi 400 raste të reja me covid-19
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20/10/2021 14:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.491 teste të kryera janë regjistruar 487 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 230 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.487 pacientë, përcjell alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 198.156 raste, prej të cilëve 185.459 janë shëruar, kurse 6.998 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 5.699 raste aktive me virusin korona.