Xhemajl Hasani, kandidati i Nismë-s për kryetar të komunës së Podujevës, mori vetëm 199 vota në Llap në zgjedhjet e 17 tetorit dhe duket se ka zgjedhur një mënyrë tejet origjinale për të ngushëlluar veten. Hasani ka publikuar një video me përshkrim “Në Liqenin e Batllavës duke u argëtuar me këngën e Medes”, teksa në sfond dëgjohet teksti “Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”. Rikujtojmë se ai u bë viral në rrjetet sociale pas një deklarate se qarkullon me një mjet modest tip Ferrari 70.000 €.