Është votuar në parim projektligji për Agjensinë e Bashkëqeverisjes, me votat e mazhorancës. Raportohët se kanë qenë 12 deputetë që kanë votuar pro këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, ndërsa 6 ligjvënës janë shprehur kundër.
Vlen të theksohet se Ligji për Agjensinë e Bashkëqeverisjes është shoqëruar me debate të forta në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që kritikat nuk kanë munguar as nga vetë përfaqësuesit e mazhorancës si ish ministri Fatmir Xhafaj.