JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bino-studentëve: Vaksinohuni se nuk ka ndikim në shëndetin riprodhues
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 16:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP u ka bërë thirrje studentëve që të vaksinohen, ose ata do të detyrohen që çdo javë të paraqesin një test negativ për të vijuar mësimin në auditore. Ndër të tjera, ajo tha se ata mund të marrin vaksinën kineze ose Pfizer dhe nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk kanë asnjë ndikim në shëndetin riprodhues.

“Të rinjtë mund të vaksinohen fare mirë, qoftë me vaksinën kineze dhe Pfizer. Nuk ka asnjë ndikim vaksina në shëndetin riprodhues. Të gjitha këto kanë qenë diskutime të hamendësuara.”-thekson Bino.

Gazetari: Po studentët të cilët kanë kaluar sëmundjen a duhet të vaksinohen për t’u futur në auditore?

Bino: Nëse e kanë kaluar dhe janë brenda 1-3 muaj, mund të mos jenë të vaksinuar, por të testohen.