Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 65-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit për shkak se i është futur në makinë një bletë. Sipas mediave të huaja, shoferi, në përpjekjen e tij për ta nxjerr atë jashtë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Makina përfundoi në një ullishte dhe fatmirësisht nuk u përplas me asnjë pemë, ndërsa shoferi nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA