JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ahmeti pas zgjedhjeve: Asnjëherë nuk do të ju zhgënjej
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18/10/2021 13:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Bashkimit Demokrtatik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale e ka konsideruar ditën e djeshme të zgjedhjeve lokale si fitore. Ahmeti ka falënderuar votuesit, duke thënë se “asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”.

“Të dashur miq, motra dhe vëllezër, bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej.

Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.