Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, në Gërdovc të Podujevës. Mediat raportojnë se një person ka ngelur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sakaq , policia ka arrestuar një person të dyshimtë, në lidhjen me vrasjen e ndodhur në këtë fshat. Personit të dyshuarr me iniciale B.B, 47 vjeç i është sekuestruar menjëherë arma e zjarrit.
Viktima me iniciale G.B, 41 vjeç, në momentin e ngjarjes ishte duke lëvizur me biçikletë, ku edhe është goditur mbas shpine nga personi i dyshuar i cili ishte duke qarkulluar me makinë në zonë.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili u cilësua si "Vrasje e rëndë”, shprehen zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.