Janë publikuar fotot familjes ruse e cila vdiq nga "asfiksia" në hotel "Gloria" gjatë pushimeve në Shqipëri. "DailyStar" shkruan se Sergey Burenkov, 60 vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç, nga Moska ishin me pushime me vajzën e tyre Katya, 31-vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, 37-vjeç. Ata vdiqën brenda pak minutash në një pishinë të brendshme në hotelin Gloria Palace.
Fotografitë tregojnë se familja e Katyas dhe prindërit e saj ishin adhurues të udhëtimeve por tani për tani misteri rrethon vdekjen e tyre të papritur në udhëtimin e tyre të fundit. Ata kishin porositur pije dhe ushqim në pishinë, por kur një kamerier shkoi për t'iu çuar porosinë i gjeti ata të vdekur. Kamarieri tha se kishte trokitur disa herë te dera për t'iu thënë se ushqimi ishte gati por ata nuk ishin përgjigjur dhe ai ishte futur brenda.
Ambasada ruse në Tiranë po heton shkakun e vdekjes. Në një deklaratë të policisë thuhej: