Fermerët e më shumë se 10 fshatrave kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e nesërme në vendet e tyre të punës, në lidhje me situatën ku ata ndodhen.
Ata pohojnë se qeveria nuk i ka përkrahur aspak, se dhe çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme për ta.
Sipas deklaratës së disa prej përfaqësuesve të tyre, ditën e nesërme rreth 400 fermerë do të dalin në protest për mos-përkrahjen nga ana e qeverisë .
Më tej ata shtojnë se nëse situate nuk do të përmirësohet, protestat do të shkojnë drejt përshkallëzimit, deri në bllokim të rrugëve nacionale.