Netflix vlerëson se seriali më i ndjekur këto kohë, "Squid Game", vlen sot 900 milionë dollarë për kompaninë, sipas shifrave të shikuara nga Bloomberg, duke nënvizuar fitimin e madh që një serial i tillë mund të gjenerojë në epokën e transmetimit.
Në krahasim me vlerën e saj neto, shfaqja kushtoi vetëm 21.4 milion dollarë amerikanë (A28.8 milion dollarë) për tu prodhuar. Netflix me qendër në Kaliforni vlerësoi se 89 përqind e njerëzve që filluan shfaqjen shikuan më shumë se një episod, tha agjencia e lajmeve, dhe 66 përqind përfunduan shikimin e serialit në 23 ditët e para.
Netflix nuk pranoi të komentojë mbi raportin.