JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mickoski shpall fitore: Faleminderit popull i Maqedonisë!
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17/10/2021 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka deklaruar se partia që udhëheq ai është fitues në zgjedhjet lokale.

“Njerëzit janë të vendosur. Shpresa ka lindur. Për çdo person në Maqedoni. Së bashku për të ardhmen e re. Fitore dhe përgjegjësi e madhe! Faleminderit popull i Maqedonisë!”, ka shkruar Mickoski.

Nga VMRO-DPMNE-ja më herët deklaruan se po udhëheqin gati se në të gjitha komunat e Shkupit, por edhe në qytetet tjera më të mëdha.