JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dashtevski: Nëse duhet, votimi do të vazhdojë deri në ora 22:00
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17/10/2021 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje njoftoi se votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00 në të gjitha vendvotimet ku ka turmë votuesish, por nuk kanë arritur të drejtën për votim.

“Ne në këto momente nuk dimë se sa kohë do të jetë vazhdimi i votimit. Nëse është nevoja do të votohet deri në ora 22:00, do të votohet deri 22:00”, tha kryetari Dashtevski.

Ai tha se në momentin kur do të përfundojë votimi do ta njoftojë opinionin, pa dallim se sa orë do të zgjasë votimi i vazhduar.

Edhe heshtja zgjedhore do të zgjasë deri sa të përfundojë votimi.