JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Belind Luli s’duron dot bllokimin prej ‘Maratonës së Vrapit’/ Thyen kordonin policor me super makinën luksoze
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2021 15:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në Tiranë po organizohet "Maratona e Vrapit" dhe për këtë arsye rrugët kryesore të kryeqytetit u bllokuan duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Njëri prej atyre që nuk e duroi dot bllokimin e rrugëve dhe çau kordonin e policëve është Belind Luli i njohur për pasionin e tij për makinat luksoze. Luli theu kordonin e policisë duke u futur nga bulevardi kryesor drejt rrugës te Pallati Kongreseve duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve që kishin zgjedhur të ishin pjesë e maratonës.

Policët “rrethojnë bishën marramendëse”, kush është pasaniku i ri i Tiranës që u gjobit? – Shkodra News

Policia ka shoqëruar në Komisariatin numër 1 Belind Lulin ndërsa makina e tij është marrë nga policia. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Belind Luli ndalet nga policia pasi është emër i njohur për thyerjen e rregullave të qarkullimit rrugor. Belind Luli reklamon herë pas herë automjete të shtrenjta të tipeve të ndryshme në rrjetet e tij sociale. Luli posedon një “Rolls Royce” të bardhë, një “Bentley”, një “Range Rover” dhe disa automjete të tjera super të shtrenjta. Ai posedon gjithashtu dy mjete luksoze të tipit “Lamborghini” dhe ditët e fundit e ka pasuruar koleksionin e tij të makinave të shtrenjta me një “Huracan” ngjyrë portokalli me vlerë përafërsisht 200 mijë euro.