JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përplasje në det mes dy superfuqive?! Pasi e paralajmëroi, marina ruse ndjek luftanijen amerikane
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2021 1:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marina ruse tha dje se dislokoi mjetet detare për të dëbuar luftanijen raketore amerikane USS Chafee, e cila sipas Moskës shkeli kufijtë detarë duke hyrë në ujëra “të mbyllura” për manovrat detare. Krerët e marinës thanë se mjeti gjigant i flotës amerikane të Paqësorit tentoi të hynte në ujërat territoriale ruse të Lindjes së Largët, para se të devijonte kurs me afrimin e nëndetëses raketore ruse “Admiral Tributs.” Incidenti erdhi ndërsa Rusia dhe Kina kryen stërvitje të përbashkëta detare në zonë dhe pasuan takime të tjera të rrezikshme të ngushta që përfshinin anije luftarake ruse dhe perëndimore.

Pas marrjes së paralajmërimit Chafee, në vend që të ndryshonte kurs për t’u larguar nga zona e mbyllur, ngriti flamurët e sinjalizimit të ngritjes së një helikopteri nga kuverta e saj, që do të thotë se nuk mund të ndryshonte kursin dhe shpejtësinë në atë moment”- shkruante Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se fregata e marinës ruse Admiral Tributs iu afrua nga afër fregatës amerikane USS Chafee për ta dëbuar atë nga zona pranë ujërave ruse që ishte shpallur jashtë kufijve të transportit për shkak të stërvitjeve Rusi-Kinë. Në një deklaratë, Komanda Amerikane Indo-Paqësore tha se Chafee po kryente operacione rutinë në ujërat ndërkombëtare kur fregata ruse erdhi brenda rreth 65 metra nga Chafee ndërsa po përgatitej për operacionet e fluturimit.

Rusia, SHBA dhe aleatët e saj në NATO shpesh e kanë akuzuar njëri-tjetrin për manovra të rrezikshme dhe provokuese në det dhe në ajër, pasi lidhjet Rusi-Perëndim janë goditur për shkak të Krimesë nga Moska, akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje, sulme hakerimi dhe tensione të tjera gjeopolitike.

Burimi: The Hindu | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania