JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë në Lushnjë! Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën e tij, 10 vjeçarja në gjendje kritike për jetën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/10/2021 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Çermë të Divjakës, ku janë plagosur 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje. Mësohet se të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Sipas Fax Neës, Xhevahir Allkja kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në mjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç. Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të, të bien nga një lartësi prej tre metrash.

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes. Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10-vjeçare është në gjendje të rëndë. Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar.

FOTO ILUSTRUESE!