JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Njëri në arrest shtëpie dhe tjetri i dënuar për plagosjen e një polici, kush janë dy autorët e plagosjes te Ish-Parku?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/10/2021 10:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fatjon Palushi dhe Daniel Manushi janë dy të arrestuarit për plagosjen e Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vellës 25 vjeç pasditen e djeshme në kryeqytet. Palushi dhe Manushi janë emra të njohur për policinë dhe me precedentë të mëparshëm penal. 27-vjeçari Fatjon Palushi, aktualisht në ‘arrest shtëpie’, u arrestua në qershor të këtij viti në zonën e ‘Parkut’ pas një operacionit të policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndërkohë Daniel Manushi është arrestuar në nëntor të vitit 2017, pasi ka plagosur me armë zjarri një efektiv policie, Ermal Bregun. Manushi qëlloi me armë zjarri policin duke e lënë të plagosur.

Por policia ka shpallur në kërkim edhe një person të tretë i cili është po aq problematik sa dy të rinjtë e tjerë. 28-vjeçari Islam Xhetani është ekstraduar pak vite më parë nga Bullgaria pasi ishte dënuar për ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Në foto Daniel Manushi dhe Fatjon Palushi