JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“O spiun”/ U arrestua për plagosjen në “Ish-park”, Daniel Manushi qëlloi katër vite më parë efektivin e policisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/10/2021 9:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Daniel Manushi i arrestuar për plagosjen e dy të rinjve dje është person me precedentë të mëparshëm penalë. Në nëntor të 2017 ai ka plagosur një efektiv policie të identifikuar si Ermal Bregu. Në momentin e krimit, efektivi 33-vjeçar, Ermal Bregu ndodhej jashtë orarit të shërbimit, shkruan fax. Ai ka hyrë në një nga lokalet në rrugën “Kongresi i Lushnjës”në Tiranë ku është përballur me Bregun. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Mes tyre në në atë kohë fillimisht nisi një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë, ku Manushi qëlloi ndaj policit dhe u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar vetëm tetë muaj më pas, konkretisht në korrik të vitit 2018.

vijon....