Gjatë një takimi televiziv me disa zyrtarë, presidenti rus Vladimir Putin u dëgjua të kollitej në mënyrë të vazhdueshme. Kjo gjë nxiti dyshime se ai mund të jetë i sëmurë dhe i prekur nga Covidi, por shefi i Kremlinit tha se ishte thjesht ishte ftohur. Ai tha se ishte mirë dhe se po testohej çdo ditë për jo vetëm Covid, por të gjitha infeksionet e tjera dhe gjithçka ishte në rregull.
"Mos u shqetësoni, gjithçka është mirë. Ata më testojnë praktikisht çdo ditë jo vetëm për Covid-19, por për të gjitha llojet e infeksioneve të tjera, kështu që gjithçka është mirë"- u përgjigj kreu i Kremlinit kur Valentina Matviyenko, kryetare e dhomës së sipërme të parlamentit, shprehu shqetësimin për shëndetin e tij. Megjithatë ka dyshime se Putin, i cili pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 69-të, është i sëmurë por kjo gjë po mbahet e fshehtë.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Rusia ka regjistruar më shumë se 7.7 milion raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 200 mijë viktima.
Burimi: ahmedabadmirror | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania