Rama vijon me emërimet, Ori Kuçi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.10.2021, 16:44

Përveçse në qeveri, Rama ka menduar që edhe në institucionet kryesore të punësojë sa më shumë gra. Së fundmi, bëhet fjalë për Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Lapsi mëson se në krye të kësaj Agjencie është vendosur, Ori Kuçi. Kuçi nuk është e panjohur në sektorin publik, por më shumë njihet në sektorin privat. Më herët ajo ka pasur rolin si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj.

Në sektorin privat, ajo menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut. Më herët pas kthimit nga studimet në Itali, Kuçi nisi të angazhohej në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit