JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas bllokimit të aplikacioneve të Zuckerberg, bie SNAPCHAT: Përdoruesit nuk dërgojnë dot mesazhe/foto
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 15:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrjetet sociale duket se janë në krizë pasi problemet me serverat e tyre sa vijnë dhe shtohen e ata që vuajnë janë njerëzit. Pas rënies së Instagram, Facebook dhe WhatsApp ditën e sotme rrjeti social Snapchat ka rënë dhe përdoruesit nuk mund të dërgojnë dhe as të marrin mesazhe nga të tjerët. Uebfaqja dhe monitori i aplikacioneve Down Detector regjistruan dhjetëra mijëra raporte nga përdoruesit e Snapchat mesditën e sotme. Llogaria zyrtare e Mbështetjes Snapchat në Twitter postoi:

Ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues kanë probleme me përdorimin e aplikacionit tani, por ne po e shikojmë këtë problem.

Ndërprerja kryesore vjen vetëm një javë pasi Facebook u godit nga probleme në të gjitha aplikacionet e tij, përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Messenger. Koha totale e bllokimit zgjati më shumë se gjashtë orë, duke i kushtuar kompanisë miliona dollarë të ardhura.

Burimi:theindependent Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA