JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ministrja e Ekonomisë: S’ka sinjale për varfërim të shqiptarëve! Do marrim 700 MLN € borxh
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/10/2021 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme në një deklaratë para mediave se pagat janë rritur në vitet e kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten e për rrjedhojë nuk ka asnjë sinjal për varfërim të popullit shqiptar. “Ka patur disa rritje të çmimeve. Në analizën e FMN apo BB nuk ka asnjë sinjal për varfërim të shqiptarëve apo rritje të normave të interesit në momentin që flasim”-deklaroi ajo ndër të tjera. Ndërkohë në raportin e BB raportohej se 1/3 e popullit shqiptar mbijetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë.

"Sot Këshilli i Ministrave miratoi një projektvendim të veçantë, që lidhet me projektligjin për eurobondin i cili do të emetohet nga ministri i Financave dhe i Ekonomisë. Ky ligj që do të paraqitet në Parlament, është në mbështetje të detyrave funksionale të ministrisë së Financave, për garantimin e Financimit për mbështetjen e buxhetit dhe financimin e deficitit. Eurobondi nuk është një proces që dillon këtë vit për herë të parë. Është e pesta heqë që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare dhe ky ka qenë një test, për të testuar tregjet dhe kredibilitetin e qeverisë dhe disponueshmërinë e tregjeve ndërkombëatare për të financuar bondin e qeverisë. Që prej herës së parë, vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndërsa maturiteti ka ardhur në rritje. Kjo tregon se ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Këtë vit eurobondi pritet të emetohet në vlerën nga 500-700 milionë euro. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore."-përfundoi ajo.