JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pasi u shkarkua dhe mbajti 6 muaj peng zyrën, Thoma Gëllçi padit nga burgu RTSH
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/10/2021 13:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i cili ndodhet në burg pas korrupsioneve dhe abuzimeve me detyrën ka paditur RTSH-në për shkarkimin nga puna i cili sipas tij është i padrejtë. Avokati i Gëllçit, Dorjan Matlia ka treguar se kjo padi vjen për shkak se RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra. Për këtë arsye tani Gëllçi kërkon 1 milion lekë të reja për dëmin ekonomik dhe moral që i është shkaktuar.

Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtëësisht. Deri në këto memente gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dëm moral. Deri më tani Gëllci kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja.

Ndërkohë kujtojmë se Thoma Gëllçit i kishte mbaruar mandati që në muajin maj, por pavarësisht kësaj e mbajti peng zyrën e tij për plot 6 muaj duke shkuar herë pas here. Një javë më parë këshilli i RTSH-së kishte kërkuar mbylljen e kanalit Agro RTSH, mbi të cilin ishte abuzuar me afërsisht 1 milionë euro.