JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndodh edhe kjo në Serbi: Dy punëtorë ndërtimi kinezë rrjepin macen (Video)
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13/10/2021 9:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videoja në të cilën shihen dy punonjës kinezë në afërsi të fabrikës “Linglong” në Zrenjanin të Serbisë, duke copëtuar një mace të cilën e përgatisnin për drekë – ka shokuar opinionin në Serbi.

Në video shihet macja e lidhur në një shufër metalike të improvizuar, ku njëri prej kinezëve mbante thikën në dorë, e tjetri afër tij e vëzhgonte duke e copëtuar.

Për këtë ka reaguar edhe shoqata për kujdesin ndaj kafshëve në Zrenjanin, që i ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të ndërmarrin të gjitha veprimet.

“Vrasja e maces, rrjepja e lëkurës në mes të ditës në afërsi të një vendpunishte. Është e çuditshme që skena të tilla në shekullin e 21-të po ndodhin akoma”, thuhet në kumtesën e kësaj shoqate.