JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Shqiptarët më duan trajner deri 80 vjeç”! Media italiane i bën jehonë Edi Rejas dhe kuqezinjve
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/10/2021 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët janë një popull bujar, me ideale të mëdha. Më lejoni t’ju tregoj një histori: Punëtorët shqiptarë ndërtuan shtëpinë time në Lucinico. Vlerësova humanizmin dhe aftësinë e tyre për të punuar. Ata nuk kishin mjetet e kohës, por punonin deri në 10 orë në ditë. Shqiptarët janë njerëz në nevojë, që gjithmonë tregojnë dëshirën për të punuar. Ndjehem edhe më i lumtur sot dhe krenohem që thashë ‘po’. Sapo mbërrita, presidenti më kërkoi të qëndroja deri 80 vjeç. Fillimisht qesha, duke i thënë se nuk mund të trajnoj deri në atë moshë, por përderisa e kam të qartë se po e bart këtë projekt, më pëlqen. Tashmë kemi një shkollë futbolli, janë kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Qëllimi është pjekja e atyre talenteve të rinj që ende nuk janë zhvilluar”- kështu ka rrëfyer ditën e sotme trajneri i Kombëtares Edi Reja për mediat italiane.

Më tej portali italian shkruan se “Shqipëria e Edy Reja, pas kualifikimit të parë historik në "Euro 2016", nën drejtimin e De Biasi, ëndërron për herë të parë të marrë pjesë në Botërorin e Katarit 2022".

"Ajo mundi Hungarinë të shtunën, me shumë lojtarë që luajnë në Serie A italiane dhe sonte do të përballet me Poloninë si e dyta në klasifikimin e grupit, me një pikë më shumë se polakët. Populli shqiptar meriton të ëndërrojë dhe aspirojë për qëllime kaq të rëndësishme, sepse çdo gjë e ka arritur me punë, merita dhe shumë sakrifica. Përpara Shqipëri!”- theksohet më tej në artikull.