JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Furgoni i nxënësve në shkollën ‘Wilson’ rrezikon jetën e fëmijëve, ecën me derën hapur në autostradë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/10/2021 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkolla "Wilson", është një nga instiutucionet arsimore më në zë në Shqipëri, pasi reklamohet shumë nga personazhe të njohur dhe fëmijët e “Vipave” shqiptare, pothuajse shkojnë aty të gjithë. Kjo shkollë, mundëson edhe transportin e fëmijëve, nga shtëpia për në ambientet e shkollës. Pikërisht, ky transport është denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Sipas një videoje të mbërritur në redaksinë tonë, shihet se një prej furgonave të shkollës “Wilson”, i cili merr dhe dërgon fëmijët për në shkollë, ecën në autostradë me derën hapur. Kjo ka rënë në sy të disa qytetarëve, të cilët e kanë quajtur një skandal, për sa kohë që në furgon ka fëmijë.

JOQ ALBANIA, lidhur me rastin, kërkoi një reagim nga vetë institucioni, duke i dërguar një email. Për përgjigjen është pritur disa ditë, por shkolla nuk e pa të arsyeshme të jepte një reagim.

Për më tepër shihni videon:

Përditësim: Ora 23:00

Reagim pas publikimit:

Shkolla Woodrow Wilson International nuk ka linje transporti ne aksin e Elbasanit (duke ju referuar pamjeve ne videon qe keni postuar). Furgoni i paraqitur ne video eshte nje furgon jashte funksionit dhe eshte derguar per rregullim ne momentin kur eshte bere video. Me poshte po ju dergoj foton e furgonit ku dera ka qene jasht funksionit.

Shkolla Wilson kerkon menjeher heqjen e ketij lajmi pasi NUK pershkruan rregullat qe shkolla ndjek per sigurine e femijes.

Kjo video e kapur nga persona pa eksperienc ne fushen e investigimit dhe te gazetarise nuk tregon asgje tjeter vecse nje furgon qe po ecen brenda limitit te shpejtesise drejt destinacionit te ofiçines ku rregullohen furgonat tane. Mbi te gjitha ne video nuk duken femije.

Ju lutem te merni parasysh kerkesen tone pasi kjo video e keq intepretuar demton thell imazhin e nje shkolle qe ka 21 vite qe operon pa asnje skandal ne media.

Ju faleminderit per mirekuptim

Shkolla Wilson