JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Thyhet kampioni shqiptar/ Robin Krasniqi nuk ia del dot të ruajë titullin kundrejt Dominic Bösel
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/10/2021 1:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar ndeshja mes boskierit me origjinë shqiptare Robin Krasniqi dhe Dominic Bösel. Kampioni shqiptar nuk ia doli të mbronte titullin në kategorinë WBA të peshave të rënda. Dominic Bösel (32-2, 12 KO) fitoi pas dymbëdhjetë raundeve ndaj numrit 1 në WBA Robin Krasniqi.

Kujtojmë se një vit më parë Krasniqi e rrëzoi Böselin që në raundin e tretë për titullin WBA 12 muaj më parë. Ndeshja e sotme u zhvillua në Magdeburg të Gjermanisë. Brenda sallës ishin mbi pesë mijë shikues, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.