Ditën e djeshme u njoftua se Gazment Kurmaku, kryekamrieri i Fish City ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë nga një klient para pak ditësh. Kurmaku u qëllua me thikë pasi i tha klientit Erjon Llapushi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Llapushi. Ky i fundit njihet si person problematik në Korçë dhe Pogradec pasi ka qenë i dënuar më parë për plagosje, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe trafikim emigrantësh të paligjshëm dhe hyrjet e daljet nga burgu kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh.

Erjon Llapushi, autor i vrasjes së kamarierit Gazment Kurmaku, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Dy vite më parë, Llapushi, së bashku me Saimir Frahollin u futën në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor. Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”.
33-vjeçari është djali i Nevruz Llapushit, ish-oficer i Policisë së Shtetit dhe duket se Llapushi e ka shfrytëzuar pozicionin e të atit, pasi është arrestuar dhe akuzuar se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që shantazhonte dhe terrorizonte me dhunë biznesmenët duke u vendosur gjoba. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia në vitin 2019. Në 15 maj të 2020 Erjon Llapushi ishte shënjestra e OFL-së për vetëdeklarimin e pasurisë ndërkohë që 4 muaj më parë Llapushi është arrestuar nga forcat blu pasi ka tentuar të trafikojë drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm.

Llapushi ishte besimtar i fesë islame dhe këtë gjë e bënte të ditur edhe nëpërmjet postimeve të tij në rrjetin social Facebook, ku shkruante: “O Allah ma merr jeten si Besimtar Musliman!”
